Zegjine Caushi mund Maldrita Bardhon, fiton mandatin në Fier falë votave të diasporës

Zegjine Caushi mund Maldrita Bardhon, fiton mandatin në Fier falë votave të diasporës

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit, ku Zegjine Caushi siguroi mandatin e deputetes nga radhët e Partisë Socialiste. Ajo fitoi përballë rivales socialiste Maldrita Bardho në një garë të ngushtë përmes votave preferenciale. Gjatë fushatës, Caushi u bë e njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe sulmet publike ndaj kundërshtarëve politikë, veçanërisht Gazment Bardhit, duke tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik. Tashmë ajo do të jetë pjesë e Kuvendit të ri si një nga 12 deputetët e PS në Fier.
Burimi: Sot.com.al