Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Zbutet” Putin: Jam gati të takohem me këdo, përfshirë dhe Zelenskyn!
Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu gatishmërinë e tij për t’u takuar me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, por vuri në dyshim legjitimitetin e tij si udhëheqës i Ukrainës. “Jam gati të takohem me këdo, përfshirë Zelensky”, tha Putini në Forumin Ekonomik të Shën Petërburgut (SPIEF). “Kush do ta nënshkruaje marrëveshjen e paqes?”, pyeti Putini duke vënë në dyshim, siç ka bërë në të kaluarën, legjitimitetin e Zelensky – sipas të cilit mandati 5-vjeçar i presidentit ukrainas ka përfunduar vitin e kaluar. Megjithatë, udhëheqja ukrainase theksoi se zgjedhjet nuk mund të zhvilloheshin për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme – si rezultat i...