Zbuohet magazina me fishekzjarre ku blinin protestuesit, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari
pamje nga magazina TIRANË-Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me fishekzjarre personat e maskuar që morën pjesë në protestën e së shtunës, për t'i përdorur në veprime të dhunshme. I riu u arrestua në flagrancë, teksa në banesën e tij, në rrugën “Zela”, policia gjeti 47 pako me fishekzjarre, të cilat u sekuestruan. Blutë njoftojnë se nga verifikimet rezultoi se 32-vjeçari nuk ishte i pajisur as me licencë për shitjen e tyre dhe as me dokumentacionin shoqërues të blerjes. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Fireworks 2”. Zbulohet një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, për t’ua shitur shtetasve të maskuar, autorë të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve. Arrestohet pronari i banesës ku u gjetën 47 pako me...
Burimi:
zeri.ai