Zbulon planin e SHBA/ Trump: Po punojmë për të ‘ushqyer njerëzit’ në Gaza

Zbulon planin e SHBA/ Trump: Po punojmë për të ‘ushqyer njerëzit’ në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë e po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza. “Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit. Ne duam t’i ndihmojmë ata të jetojnë. Ne duam t’i ushqejmë njerëzit. Është diçka që duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë“, tha trump për median amerikane Axios. Udhëheqësi i SHBA-së ka dërguar sot në Gaza të dërguarin e tij të posaçëm në Lindjen e Mesme dhe ambasadorin në Izrael. Steve Witkoff dhe Mike Huckabee kaluan pesë orë në një vend ndihme të Fondacionit Humanitar në Gaza.