Zbulohet shtëpia e barit në Fier, kultivuesit vidhnin dhe energjinë

Zbulohet shtëpia e barit në Fier, kultivuesit vidhnin dhe energjinë

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antikanabis, të koduar “Led”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në një banesë në fshatin Vadhizë. Gjatë operacionit, forcat e policisë, konstatuan në këtë banesë një ambient të transformuar në laborator për kultivimin e kanabisit me anë të pajisjeve të posaçme ndriçimi dhe ventilimi. Nga kontrolli u zbulua edhe një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e përdorur për furnizimin e pajisjeve elektrike si llamba, aspiratorë, filtra ajrimi, dhe ventilatorë. Policia arrestoi në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin Isa Gashi, 63 vjeç, banues në Vadhizë,...
Burimi: Opinion.al