Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zbulohet rrjeti i trafikimit të kokainës në Greqi, të përfshirë edhe shqiptarë
Policia greke ka goditur një rrjet të organizuar kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës, në një operacion të suksesshëm antidrogë që ka çuar në arrestimin e disa personave. Sipas informacioneve paraprake, organizata kishte krijuar një skemë të sofistikuar kontrabande, ku lënda narkotike fshihej brenda lëkurëve të gjedhëve. Kokaina nxirrej më pas përmes përpunimit të këtyre materialeve me metoda teknologjike të avancuara. Policia ka arrestuar tashmë 11 persona: 5 grekë3 shqiptarë1 bolivian1 gjeorgjian1 spanjoll Operacioni është ende në zhvillim dhe autoritetet janë në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar.