Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

Zbulohet plantacioni i kanabisit brenda një pylli në Spanjë, në pranga 4 shqiptarët! Strehoheshin në tenda kampingu

Katër shqiptarë janë vënë në pranga në Spanjë për kultivim kanabisi. Plantacioni i kanabisit u zbulua nga Garda Civile në një pyll në zonën e Hoya de Huesca-s. Mediat spanjolle raportojnë se operacioni është zhvilluar më 17 tetor. Shqiptarët janë të moshave 36-50 vjeç dhe banonin në Barcelonë. Agjentët konstatuan 72 bimë kanabis sativa që kishin lulëzuar, ndërsa në plantacion u gjetën edhe gjurmë që tregonin se më parë ishin korrur rreth 1.000 bimë. Gjithashtu, në afërsi u zbulua një ambient i madh për tharjen e marijuanës, një tendë kampingu ku qëndronin të arrestuarit dhe një tjetër me depozita për ujitje, plehra dhe fertilizues të tretshëm në ujë, të përdorur për të nxitur rritjen e bimëve. U gjetën gjithashtu pajisje për përpunimin, makineri për heqjen...