Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Zbulohet një skemë korrupsioni për blerjen e dronëve në Ukrainë/ Në pranga 4 persona, të përfshirë deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare
Organi mbikëqyrës antikorrupsion i Ukrainës ka njoftuar se kishte zbuluar një skemë të madhe korrupsioni që përfshinte kontrata shtetërore për blerjen e dronëve ushtarakë dhe sistemeve të bllokimit të sinjaleve me çmime të zmadhuara. Sipas deklaratës zyrtare të publikuar në mediat sociale, në skemën e korrupsionit janë të përfshirë një deputet në detyrë, dy zyrtarë vendorë dhe një numër të paspecifikuar anëtarësh të Gardës Kombëtare. Emrat e personave të përfshirë nuk u bënë publikë, ndërsa thuhet se katër persona thuhet se janë arrestuar. “Thelbi i skemës ishte lidhja e kontratave shtetërore me kompanitë e furnizimit me çmime të fryra qëllimisht”, thuhej në deklaratën e NABU dhe SAPO, me autorët që merrnin komisione deri...