Zbulohet një punishte armësh, policia arreston një person në Mitrovicën e Veriut

Zbulohet një punishte armësh, policia arreston një person në Mitrovicën e Veriut

Autoritetet e Kosovës kanë gjetur një punishte armësh në Mitrovicën e Veriut, të banuar me shumicë serbe. Gjatë kontrollit në ambientet e punishtes janë sekuestruar armë dhe sende të tjera, ndërsa është arrestuar një person. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur, por ai do të përballet me akuzat për posedim, import dhe eksport të armëve, pa leje. Autoritetet e sigurisë nuk dhanë më shumë detaje lidhur me vendet nga ku mund të jenë importuar armët apo dhe destinacionin e tyre final. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv