Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve

Zbulohet një planet 23 herë më masiv se Toka që sfidon teoritë për formimin e planetëve

Astronomët kanë zbuluar një ekzoplanet jashtëzakonisht të pazakontë, GJ 523b, me një masë rreth 23,5 herë më të madhe se Toka, por që, ndryshe nga sa parashikojnë modelet e formimit planetar, duket se ka mbetur kryesisht shkëmbor dhe nuk është shndërruar në një gjigant të pasur me gaz, sipas BBC. Planeti është rreth 2,55 herë më i gjerë se Toka dhe dendësia e tij e lartë sugjeron se përmban relativisht pak atmosferë. Ai u identifikua fillimisht nga sateliti i NASA-s TESS, i cili zbulon ekzoplanete duke regjistruar ndryshimet e vogla në shkëlqimin e yjeve kur një planet kalon përpara tyre. Matjet pasuese u kryen nga studiues të Universitetet të Uinskansin në Medison, duke përdorur teleskopin WIYN 3,5-metërsh në Observatorin Kombëtar Kitt Peak në Arizona. Vëzhgimet...