Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një i ri dhe shpallet në kërkim një tjetër
👁12799
Zbulohet një parcelë me rreth 1800 bimë të dyshuara kanabis në Bulqizë. Gjatë kontrollit fizik, policia arrestoi një 19-vjeçar, si dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij, shtetasin me iniciale A.Z., 21 vjeç. Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Bulqizë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në malin e fshatit...