Zbulohet një fragment papirusi 1700-vjeçar i Odisesë, ja çfarë shkruhet në të
Një zbulim i rëndësishëm ka nxjerrë në dritë një fragment papirusi rreth 1700-vjeçar të veprës së famshme “Odisea” të Homerit. Fragmenti u identifikua nga studiuesi i Universitetit Radboud në Nijmegen, Mark de Kreij, gjatë analizimit të një koleksioni tekstesh të lashta egjiptiane në Bibliotekën e Universitetit të Utrechtit në Holandë. Pas studimit të dokumentit, ekspertët zbuluan se ai përmban një pjesë nga Kënga XII e “Odisesë”, ku përshkruhet zemërimi i Zeusit mbretit të perëndive, ndërsa ai shqipton një mallkim mbi shokët e udhëtimit të Odisesë. Sipas rrëfimit mitologjik, marinarët kishin therur dhe ngrënë lopët e shenjta të Heliosit, perëndisë së Diellit, duke shkelur urdhrin hyjnor. Ky veprim solli mallkimin e Zeusit dhe çoi në mbytjen e tyre në det. Fragmenti i papirusit daton në shekullin...
Burimi:
kultplus.com