Zbulohet ndotje fekale në një kopsht, të prekur fëmijë dhe të rritur
Shqetësim për sigurinë e ujit të pijshëm në Vlorë, pasi analizat laboratorike të kryera në depozitën e ujit të kopshtit nr. 10 kanë evidentuar prani të ndotjes fekale. Paralelisht, në Spitalin Rajonal të Vlorës raportohet për shtim të pacientëve që paraqiten me simptoma diarreje, mes tyre fëmijë dhe të rritur. Situata është bërë shqetësuese pas rasteve të fëmijëve që kanë shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet pas konsumimit të ujit në ambientet e kopshtit. Sipas informacioneve të siguruara, analizat e para të mostrave të marra nga depozita e institucionit kanë evidentuar prani të amoniakut dhe mungesë të klorit. Ndërsa rezultatet e fundit kanë zbuluar edhe ndotje fekale, duke ngritur alarmin për rrezikun e mundshëm shëndetësor. Prania e baktereve si E. coli në ujin e pijshëm është një...
Burimi:
ntv.al