Zbulohet moderatorja dhe opinionistët e emisionit ”PërPuthen”
Showbiz E Enjte, 3 Shtator 2026 16:15 Programi i dashurisë “Për’puthen” pritet të rikthehet së shpejti në ekranin e Top Channel me edicionin e tij të 7-të, duke sjellë një sezon të ri plot ndryshime, personazhe dhe surpriza. Ndryshime do të ketë edhe në figurat kryesore të programit. Heidi Baci do të jetë moderatorja e sezonit, ndërsa Erjola Doçi do të marrë rolin e opinionistes. Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Drini Zeqos në Top Channel, pas 22 vitesh. Në krye të autorësisë së “Për’puthen” do të jetë gazetari Ronaldo Sharka. Tashmë mbetet vetëm një detaj për t’u zbuluar: data e premierës. Deri atëherë, publiku duhet të presë edhe pak për të zbuluar se çfarë fshihet pas “Kapitullit të ri” të “Për’puthen”.
Burimi:
kohajone.com