Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulohet kush fshihet pas kërcënimit ndaj Endrit Shabanit, një kushëri i Adriatik Lapajt në Kanada
Pas publikimit të një audio-mesazhi kërcënues ndaj kryetarit të “Nisma Thurje”, Endrit Shabanit, një hetim i thjeshtë mbi numrin e telefonit të përdorur ka zbuluar një pistë interesante. Rezulton se i njëjti numër, vetëm një vit më parë, ishte përdorur për të kërkuar punonjës për një biznes të vogël në lagjen greke të Torontos (Greek Town), në Kanada. Sipas të dhënave publike dhe verifikimeve në rrjete onnline, ky biznes – “Monopol Cafe”, është në pronësi të vëllezërve Rexhepaj, me origjinë nga Vlora, ndërsa numri i përdorur për të dërguar audio-mesazhet duket se i përket Matjan Rexhepajt. Ndërkaq, një tjetër mesazh...