Zbulohet identiteti i 3 viktimave në varrezat masive të Zubin Potokut
Është konfirmuar identiteti i tre viktimave të luftës në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u zbuluan në varreza masive në zonën e Zubin Potokut. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se analizat e ADN-së kanë konfirmuar se tre viktimat i përkasin të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve”, kryesisht qytetarë nga Skenderaj dhe Mitrovica, të cilët sipas autoriteteve kosovare u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill 1999. Kurti nuk bëri publik identitetin e viktimave, por tha se familjet e tyre janë njoftuar për rezultatet e analizave. Autoritetet kosovare presin edhe rezultatet e tjera të analizave të ADN-së për mbetjet mortore të gjetura në këtë zonë. Tri varreza masive në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut u zbuluan...
Burimi:
ntv.al