Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Zbulohen shkaqet zyrtare të vdekjes së Ozzy Osbourne
Pak javë pas ndarjes nga jeta të ikonës së muzikës heavy metal, Ozzy Osbourne, janë bërë publike shkaqet zyrtare të vdekjes së tij. Sipas certifikatës së vdekjes të paraqitur në Londër nga vajza e tij, Aimée Osbourne, legjenda britanike ndërroi jetë si pasojë e një ndalimi kardiak jashtë spitalit dhe infarkti akut të miokardit.Si faktorë bashkëkontribues janë përmendur edhe sëmundja e arterieve koronare dhe Parkinsoni, të shoqëruara me disfunksion autonomik një formë e rëndë e sëmundjes që ndikoi në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore në vitet e fundit.Osbourne vdiq më 22 korrik 2025 në Londër, i rrethuar nga familja. Vetëm pak javë më parë, ai kishte performuar për herë të fundit me grupin e tij legjendar Black Sabbath më 5 korrik, në koncertin përmbyllës...