Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulohen një rast i murtajës së bagëtive në Fushë-Krujë, infektohet tufa prej 100 delesh
Konfirmohet një vatër e murtajës në fshatin Sukth Vendas, në njësinë administrative Thumanë, në Fushë-Krujë. Ka qenë vetë pronari i bagëtive të imta që ka njoftuar shërbimin veterinar pas dyshimeve se tufa e tij mund të ishte prekur nga kjo sëmundje e rrezikshme. Pas verifikimeve në terren dhe analizave laboratorike, është konstatuar se rreth 100 dele të tufës janë të prekura nga murtaja. Pritet të bëhet eliminimi i tufës, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. Procesi i asgjësimit do të kryhet në Lezhë, nga firma kontraktore e specializuar në eliminimin e kafshëve të infektuara. Për të parandaluar përhapjen...