Zbulohen dy site të reja arkeologjike në Gjirokastër

Zbulohen dy site të reja arkeologjike në Gjirokastër

Dy site të reja me vlera të rëndësishme arkeologjike janë identifikuar në Zagori të Gjirokastrës. Ka qenë investimi në rrugën Çajup – Zagori, pranë fshatit Sheper, ajo që ka nxjerrë në pah të dhënat arkeologjike për këtë zbulim të rëndësishëm. Deri më tani raportohet për identifikimin e gjurmëve të një tempulli antik dhe struktura banimi, që datojnë në shekullin 3-2 pas erës sonë. Ndërsa brenda Majit në këtë zonë do të nisin gërmimet e shpëtimit për të nxjerrë në pah një tjetër sit që pasuron trashëgiminë tonë historike. Tv Klan  
Burimi: Opinion.al