Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, merren në hetim pronari dhe specialisti i OSHEE
Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet ndaj Isa Gashit pronarit të banesës në fshatin Vadhizë të cilën e kishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Një hetim është nisur edhe ndaj specialistit teknik të OSHEE, Ramis Malaj. Shtëpia e barit u zbulua pas kontrolleve në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, në mjetin e pronarit të banesës, ku u konstatua një sasi lënde bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Më pas policia gjyqësore ushtroi kontroll edhe në banesën e tij në Vadhizë, gjatë së cilit është konstatuar përshtatja e ambienteve të shtëpisë në një shtëpi bari, ku njëkohësisht banonte edhe familja. Gjatë këqyrjes së banesës janë gjetur bimë narkotike të kultivuara për të cilat ishte vendosur sistem ngrohje, aspirimi dhe...