No Image Available

Zbulimi i ri përtej Plutonit, astronomët identifikojnë një “planet xhuxh”

Astronomët kanë identifikuar një kandidat të mundshëm për planet xhuxh në skajet e Sistemit Diellor, përtej orbitës së Plutonit. Objekti, i pagëzuar përkohësisht me emrin ED138, mund t’i bashkohet në të ardhmen grupit të pesë planetëve xhuxh të njohur zyrtarisht. Zbulimi është bërë falë vëzhgimeve të Observatorit Vera C. Rubin, një teleskop i avancuar i vendosur në një mal në Kili, në lartësinë 2.682 metra mbi nivelin e detit. Observatori është i pajisur me kamerën dixhitale më të madhe në botë dhe ka nisur operimin në vitin 2025. Teknologjia e tij i mundëson fotografimin e të gjithë qiellit çdo tri ditë, duke krijuar mundësi të reja për identifikimin e objekteve të largëta në Sistemin Diellor. Zbulimi u realizua nga Matthew Holman, astrofizikant i lartë në...