Zbulimi arkeologjik në Strikçan, mes pesë finalistëve për çmimin ndërkombëtar “Palmyra”
12 September, 2026 - 20:10 Varri monumental i zbuluar në Strikçan të Bulqizës, në kuadër të një projekti të drejtuar nga Instituti i Arkeologjisë, është përzgjedhur mes pesë finalistëve për çmimin ndërkombëtar “Palmyra” dhe çmimin “Special” të publikut në Borsa Mediterranea del Turismo Archeologico (BMTA). Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se zbulimi shqiptar konkurron përkrah zbulimeve arkeologjike nga Pompeii, Vulci, Taposiris Magna dhe Herakleia e Latmos. Ministri theksoi se, ceremonia dhe aktiviteti prestigjioz do të zhvillohen nga 29 tetori deri më 1 nëntor, ku Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me BMF, do të marrë pjesë me një stendë të dedikuar turizmit arkeologjik. Stenda do të shërbejë për promovimin e pasurive dhe...
Burimi:
kultplus.com