Zbulimi arkeologjik në Strikçan finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Zbulimi arkeologjik në Strikçan finalist për Çmimin Ndërkombëtar “Palmyra”

Zbulimi arkeologjik në Strikçan të Bulqizës, ku kërkimet kanë nxjerrë në dritë një varr monumental të tipit mauzoleum, është përzgjedhur si finalist për Çmimin Ndërkombëtar të Zbulimit Arkeologjik “Palmyra”. Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë të ditur se zbulimi është përfshirë në mesin e pesë zbulimeve arkeologjike më të rëndësishme të vitit në nivel global, krahas kërkimeve në site të njohura arkeologjike në Pompeii, Vulci, Egjipt dhe Turqi. Krahas nominimit për çmimin kryesor, zbulimi në Strikçan është përzgjedhur edhe për “Çmimin Special”, i cili do të prezantohet në kuadër të edicionit të 28-të të Bursës Mesdhetare të Turizmit Arkeologjik, që do të mbahet nga 29 tetori deri më 1 nëntor 2026 në Paestum të Italisë. Sipas Akademisë së Shkencave, monumenti i zbuluar ofron të...