Zbulime të reja arkeologjike në Ulpianë

Zbulime të reja arkeologjike në Ulpianë

Pas gati dy muaj gërmime ndërdisiplinore në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, janë bërë zbulime të rëndësishme që hedhin dritë të re mbi historinë e Dardanisë së lashtë. Nën dyshemenë e katedrales monumentale të periudhës së Perandorit Justiniani i Madh, është zbuluar një mbishkrim i dytë dhe më i madh, që hap perspektiva të reja për kërkimin shkencor, njofton Ambasada e Francës në Kosovë. “Projekti është realizuar nga një ekip i përbashkët franko-kosovar i udhëhequr nga profesori francez Christophe Goddard (ENS), në bashkëpunim me profesor Arben Hajdarin nga Universiteti i Prishtinës, arkeologun Milot Berisha nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, si dhe dr. Ilir Culaj nga Departamenti i Antropologjisë. Në projekt kanë marrë pjesë edhe shumë studentë. Ky zbulim është bërë i mundur falë mbështetjes së Bashkimit...