Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

Zbulim i ri kundër kancerit! Ilaçi eksperimental dyfishon mbijetesën për pacientët e prekur

Një ilaç i ri imunoterapie kundër kancerit ka ndihmuar pacientët me kancer në kokë dhe qafë të jetojnë dyfish më gjatë pa u rikthyer sëmundja. Studiuesit e përshkruajnë këtë si përparimin më të madh në trajtimin e këtij lloji të kancerit në 20 vitet e fundit. Mijëra pacientë në mbarë botën mund të përfitojnë nga kjo terapi, e cila potencialisht do të ndryshojë rrënjësisht qasjen ndaj një sëmundjeje që deri më tani ka qenë tepër e vështirë për t’u trajtuar, shkruan BBC. Laura Marston, 45 vjeç, nga Derbyshire në Angli, është një nga mbi 350 pacientët që morën pjesë në provën klinike. Pas diagnostikimit me kancer të avancuar në vitin 2019, mjekët i dhanë vetëm 30% shanse për të mbijetuar pesë vitet e ardhshme. Sot,...