Zbatohet urdhri i Ramës, policia bashkiake e Durrësit nis ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në trotuaret e qytetit

Zbatohet urdhri i Ramës, policia bashkiake e Durrësit nis ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në trotuaret e qytetit

Policia bashkiake në Durrës ka nisur ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në trotuaret e qytetit. IMT e bashkisë dhe punonjësit e Policisë Bashkiake Durrës kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna nga lokalet e shumta përgjatë bulevardit “Epidamn”, në zonën pranë “Velierës” dhe hyrje të qytetit. Ndërhyrja ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar edhe sot, ndërsa edhe subjektet kanë nisur të heqin vetë tavolinat që kanë zaptuar trotuaret duke cenuar sigurinë e këmbësorëve. Ky aksion vjen pas mesazheve të forta nga kryeministri Edi Rama, i cili pritet të vizitojë qytetin e Durrësit pasditen...
Burimi: Top-Channel.tv