Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe partnerit të saj të ri, 52 vjeç. Të dy italianë, dyshohen për përfshirje në vdekjen e shqiptarit, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, raportojnë mediat italiane. Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit të së martës nga karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me vdekjen e Rrokut. 55-vjeçari u gjet i pajetë më 6 korrik në apartamentin e tij në rrugën “Verolegno”, në zonën Lucento të Torinos. Trupi ndodhej në gjendje të avancuar dekompozimi dhe kishte dëmtime të rënda në kokë. Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët kishin konstatuar një erë të...