Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zbardhet vendimi i ri/ Ja cila kategori përfiton rritje pensioni
Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave, miratoi vendimin për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 me indeksin 9.3%, i cili do të përdoret për llogaritjen e pensioneve në Republikën e Shqipërisë. Ky indeks, llogaritet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 59 të ligjit nr.7703, datë 11 maj 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të...