Zbardhet plagosja me armë te “Zogu i Zi”, pesë persona të përfshirë në dy konflikte
Rreth 24 orë pas të shtënave me armë që tronditën zonën e “Zogut të Zi” në Tiranë, në rrugën “Hysni Gërbolli”, policia ka vijuar hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas burimeve nga grupi hetimor, është identifikuar autori i dyshuar për plagosjen me armë të një 33-vjeçari nga Kosova, ndërsa ai është shpallur në kërkim. Ngjarja dyshohet se ka nisur pas një konflikti të çastit në një lokal. Sipas policisë, shtetasi S. P., 54 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabegu, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes. 54-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e...
Burimi:
ntv.al