Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zbardhet përplasja në Sarandë, 4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve
Policia ka dokumentuar plotësisht ngjarjen e rëndë me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në lagjen nr. 3 të Sarandës, ku dy shtetas mbetën të plagosur. Hetimet e deritanishme kanë çuar në shpalljen në kërkim të katër personave, mes tyre edhe autori i dyshuar i të shtënave. Në kërkim është shpallur shtetasi R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe E. C. (36 vjeç), A. M. (43 vjeç) dhe K. J. (31 vjeç), të tre nga...