Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zbardhet përmbajtja/ Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës
👁13153
Kryeministri Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Kryetarja e Komunës së Preshevës ka bërë publike letrën, ku në një postim në rrjetin social “Facebook” falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme. “Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”,...