Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Zbardhet kalendari i Superiores për sezonin e ri, Partizani-Tirana luhet në javën e gjashtë
Është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2025/2026. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe përfaqësues të medias. Ceremonia e shortit u drejtua nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, dhe java e parë premton menjëherë emocione, pasi goglat rezervuan përballjen finale të sezonit të kaluar në “Abissnet Superiore”. Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, sezoni 2025–2026: Partizani – Vora Teuta – Dinamo City Vllaznia – Egnatia AF Elbasani – Flamurtari Bylis – Tirana Kampionati “Abissnet Superiore” do të ngrejë siparin më...