Zbardhen detaje nga mbledhja e Ramës në Vilën e Kuqe: Ja detyrat që iu caktoi ministrave dhe drejtuesve politikë
Janë zbardhur detaje nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, e zhvilluar në Vilën e Kuqe në Sauk. Në fokus të takimit ka qenë organizimi i punës në terren dhe forcimi i komunikimit të strukturave politike dhe qeverisëse me qytetarët. Sipas informacioneve të bëra publike, gjatë mbledhjes secili prej drejtuesve politikë ka prezantuar një kalendar për të ashtuquajturën “Ora e Pranisë Besnike”, në kuadër të së cilës do të zhvillohen takime të drejtpërdrejta me qytetarët në zona të ndryshme. Një pjesë e takimeve pritet të nisë që këtë fundjavë. Në terren do të angazhohen deputetë dhe zëvendësministra, të cilët do të takojnë qytetarët dhe do të mbledhin shqetësimet, problematikat dhe kërkesat e tyre. Kjo nismë synon të rrisë...
Burimi:
javanews.al