Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zaptoi tokën publike në Vlorë dhe e ktheu në parking, procedohet ‘pronari’ dhe drejtori i Policisë Bashkiake
Një hapësirë e madhe toke publike në Vlorë, në zonën e ‘Shkollës së Marinës’, e cila ishte zaptuar në mënyrë të paligjshme dhe përdorej si parking, është liruar. Policia bën të ditur se për këtë rast ka proceduar penalisht një person, që hiqej si pronari i tokës dhe drejtorin e Policisë Bashkiake të Vlorës, Emiliano Ismailin, për veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’. Po ashtu bëhet e ditur se në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këto hapësira u tërhoqën me karrotrec, me qëllim lirimin e hapësirës publike. Njoftimi i Policisë: DVP Vlorë-Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të...