Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës
Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me deputetët që kanë rezultuar fitues në zgjedhjet e 11 Majit dhe me drejtorët e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij, Rama falënderoi Inspektoratin për Mbrojtjen e Territorit për punën intensive që po zhvillon në adresimin e problematikave të ngritura nga qytetarët. “Dua të falënderoj Inspektoratin për Mbrojtjen e Territorit që po bën një punë intensive dhe po përpiqet që t’i adresojë problematikat në mënyrën e duhur. Volumi është tejet i madh dhe dua t’u them qytetarëve se është shumë e qartë që kanë krijuar një lloj pritshmërie dhe besimi...