Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zaptimi i hapësirave publike, Rama bizneseve në Vlorë: Barrikadat hiqini vetë
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një takim në Bashkinë e Vlorës, në kuadër të problematikave që lidhen me zaptimin e hapësirave publike në qytet, veçanërisht përgjatë zonës turistike të Lungomares. Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, kreu i qeverisë ka inspektuar lagjen historike ‘Muradie’. Rama dëgjohet të kërkojë lirimin e hapësirave publike, duke dhënë porosi për heqjen e tavolinave dhe karrigeve.