Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zaptim hapësirash publike në Vlorë/ 5 persona procedohen për aktivitet të paligjshëm
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Pesë persona janë proceduar penalisht për zaptim dhe ushtrim të aktiviteteve tregtare pa regjistrim. Rastet janë konstatuar në lagjet “11 Janari”, “Uji i Ftohtë” dhe “10 Korriku”. Policia apelon qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme. Procedohen penalisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, 5 shtetas, për zaptim të hapësirës publike dhe për ushtrim të aktiviteteve tregtare pa u regjistruar....