“Yt atë, Simoni, shkodrani nga Shiroka”, Çun Lajçi tregon lidhjen e presidentes së Kosovës me Shkodrën
“Justinë! Mbramë ishte premiera e “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Mbramë ishte viti ’72 e ti na duartrokisje ngjitun me skenën, e “duartrokitjet e gjata na dehën neve, artistët e rijë, dhe, nga lumtunia, zbritëm në byfenë VIP të teatrit, me festue suksesin e aktorëve dhe të regjisorit Pirro Mani.Yt atë, Simoni, shkodrani nga Shiroka, na shtrëngonte n’parzëm dhe faqet na i lagte me lot. Ishte i entuziazmuem me Gjeneralin, Priftin, Nicën, edhe me neve që kishim nga dy-tri fjalë! ! I përjetonte personazhet sikur të ishin njerëz që i kishte njohë e dashtë vetë. Nga nji unazë argjendi ia futi n’gisht Shaniut, Istrefit, Melit … e mue ma vari n’qafë qystekun e sahatit.– Ti je rugovas, e rugovasëve u duhet qysteku kur ti veshin...
Burimi:
sarandanews.com