YouTube sjell mjete të reja me AI: Do të ndihmojnë krijuesit, jo ti zëvendësojnë –

YouTube sjell mjete të reja me AI: Do të ndihmojnë krijuesit, jo ti zëvendësojnë –

YouTube ka prezantuar një seri funksionesh të reja me inteligjencë artificiale, duke theksuar se teknologjia synon të lehtësojë punën e krijuesve dhe jo t’i zëvendësojë ata. Në eventin vjetor “Made on YouTube” në Nju Jork, kompania prezantoi mjete të reja për editim, moderim, përkthim dhe monetizim, shumë prej të cilave do të integrohen te YouTube Shorts. Një nga risitë kryesore është një asistent bisedor për editimin, i ndërtuar me teknologjinë Gemini të Google. Ai pritet të integrohet në YouTube Shorts dhe në aplikacionin YouTube Create në fillim të vitit 2027, duke ndihmuar krijuesit gjatë procesit të prodhimit. YouTube po teston gjithashtu moderim të personalizuar me AI për komentet dhe po zgjeron mjetin për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të fytyrës së krijuesve në video të...