Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Yildiz, gjithnjë e më shumë në qendër të projektit të Juventusit. Gati rinovimi deri më 2030
Kenan Yildiz është gjithnjë e më shumë në qendër të projektit të Juventusit. Sulmuesi turk e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer Kupën e Botës për Klube, duke realizuar 3 gola në 2 ndeshjet e para të fazës së grupeve. Dy paraqitje që kanë konfirmuar rritjen e tij të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni, çka e ka shtyrë Juventusin të jetë gati për ta “blinduar” edhe më shumë talentin në fjalë, duke ia përmirësuar kontratën aktuale. Në fakt, Yildiz e ka rinovuar së fundmi kontratën me Juventusin deri në vitin 2029, me pagë prej 1.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, sapo...