Yamal vendos rekord prej adoleshenti në Champions League, parakalon edhe Mbappé
4 Nëntor 2026 13:16 Alfred Lleshi Lamine Yamal ka shkruar një tjetër faqe historie në futbollin europian, duke parakaluar Kylian Mbappé dhe bërë adoleshenti me më shumë gola në historinë e Champions League. Në moshën 19 vjeç e 113 ditë, talenti katalanas përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare për të shënuar në minutën e 7-të ndaj Aston Villa, në “Spotify Camp Nou”. Me një goditje të bukur me hark, mposhti portierin Zion Suzuki dhe regjistroi golin e tij të 14-të në këtë kompeticion, në 37 ndeshje. Kështu, Yamal theu rekordin e mëparshëm të Mbappé, i cili kishte shënuar 13 gola në Champions League përpara se të mbushte 20 vjeç. Francezi numëron aktualisht 72 gola në turneun më prestigjioz europian për klube. Goli historik i...
Burimi:
telesport.al