Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’
👁2780
Në rubrikën Sy më Sy në një komunikim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe më konkretisht Tirana është në diskutime për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian: edicionin kontinental të Globe Soccer Awards. Kryeministri Rama tha se organizatorët e këtij eventi të përvitshëm, i cili mbahet tradicionalisht në Dubai për versionin global, janë aktualisht në bisedime me dy qytete evropiane për edicionin kontinental: Madridin dhe Tiranën. Ai shprehu bindjen se Tirana ka shumë gjasa të zgjidhet si mikpritëse. “Sot nuk është më e paimagjinueshme që evente të këtij niveli...