Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

Xi: OBSH ka krijuar me sukses një model për marrëdhëniet midis fuqive të mëdha

Në pasditën e së martës, u mbajt “Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) Plus” në Bishkek të Kirgizistanit . Presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, vendi i të cilit mban kryesimin e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, kryesoi takimin. Duke marrë fjalën , presidenti kinez Xi Jinping-u tha se ky takim përqendrohet në forcimin e rolit të OKB-së dhe ndërtimin e një bote shumëpolare, duke demonstruar angazhimin e OBSh-së për reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale. Në vitet e fundit, Jugu Global është rritur ndjeshëm, duke nxitur një rregullim të thellë në ekuilibrin ndërkombëtar të forcave, dhe prirja drejt shumëpolaritetit është e pakthyeshme. Çfarë lloj shumëpolariteti i duhet botës? Si duhet të marrin pjesë dhe ta promovojnë vendet shumëpolaritetin? Komuniteti ndërkombëtar duhet...