Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm
Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi sot se arritja e “ribashkimit të plotë” të Tajvanit me Kinën mbetet “detyrë historike e palëkundur” e Partisë Komuniste, duke u bërë thirrje kinezëve në mbarë botën që të kundërshtojnë pavarësinë e Tajvanit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, Xi i bëri këto komente gjatë një ceremonie në Pekin, me rastin e 160-vjetorit të lindjes së Sun Yat-sen-it, udhëheqësit revolucionar që ndihmoi në rrëzimin e monarkisë perandorake të Kinës në vitin 1911. “Zgjidhja e çështjes së Tajvanit dhe arritja e ribashkimit të plotë të atdheut është mision historik i palëkundur i Partisë Komuniste të Kinës”, tha Xi. Ai e përshkroi ribashkimin si aspiratë të përbashkët të popullit kinez dhe si një hap të domosdoshëm drejt rimëkëmbjes kombëtare. Xi u bëri...
Burimi:
javanews.al