Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin për Specialen, nëse synimi është që në Kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti ligj. Osmani ka thënë se qëndrimi i LDK-së do të varet edhe nga përmbajtja e asaj që do të sillet në Kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër një nisme të tillë. “Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për,...
Burimi:
javanews.al