Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”
Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të enjten se rrjedha e historisë nuk mund të ndalet. Ai kërkoi ribashkimin e plotë të Tajvanit dhe u zotua se do ta realizojë këtë në mënyrë paqësore, pa përmendur përdorimin e forcës. Deklarata u bë gjatë një fjalimi në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, me rastin e 160-vjetorit të lindjes së heroit revolucionar Sun Yat-sen. Ky i fundit ndihmoi në udhëheqjen e një revolte në vitin 1911 që i dha fund shekujve të sundimit perandorak dhe solli Republikën e Kinës. Ai e cilësoi çështjen e Tajvanit si një mision historik të palëkundur të Partisë Komuniste të Kinës. “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet. Ribashkimi i plotë i atdheut duhet të realizohet dhe me siguri do të...
Burimi:
kohajone.com