Ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë! Ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi
Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë, që do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Për shkak të fluksit të tifozëve dhe masave të sigurisë, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në disa rrugë pranë stadiumit. Bëhet fjalë për bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Lekë Dukagjini” dhe “Abdyl Frashëri”. Gjithashtu, te sheshi “Wilson”, pak para përfundimit të ndeshjes, lëvizja e automjeteve do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri”. Ndërkohë, Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të hapura për qarkullimin. Policia u bën thirrje tifozëve që të paraqiten pranë hyrjeve të stadiumit duke filluar nga ora...
Burimi:
gijotina.com