Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë
Edhe pse Siberia njihet si një prej rajoneve më të ftohta të planetit, qyteti me reshjet më të mëdha të dëborës në botë ndodhet në Japoni. Bëhet fjalë për Aomorin, në veri të vendit, ku çdo vit bien mesatarisht gjashtë deri në shtatë metra dëborë, duke e kthyer dimrin në një sfidë të vërtetë për banorët. I vendosur në skajin verior të ishullit Honshu, Aomori është kryeqendra e prefekturës me të njëjtin emër. Gjatë muajve të dimrit, dëbora mbulon qytetin për periudha të gjata, por ajo që e bën këtë vend të veçantë është mënyra se si banorët kanë arritur të përshtatin jetën e përditshme me këto kushte ekstreme atmosferike. Arsyeja e reshjeve të jashtëzakonshme lidhet kryesisht me pozicionin gjeografik. Erërat e ftohta që vijnë...
Burimi:
kohajone.com