Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve Një konflikt që po zien prej kohësh mes qeverisë shqiptare dhe gjyqtarëve e prokurorëve të vendit për pagat po merr gjithnjë e më shumë ngjyrime politike. Kryeministri Edi Rama i ka kundërshtuar me forcë kërkesat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për rritje të ndjeshme të pagave, duke pretenduar se rritje të tilla do t’i bënin ata më të paguar se homologët e tyre në vende më të pasura, si Rumania, Greqia dhe Sllovenia. Rama thotë se gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë të drejtë të kundërshtojnë praktikën e vendosur, sipas së cilës qeveria përcakton pagat, me kusht që ato të miratohen nga parlamenti. Megjithatë, në muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese urdhëroi parlamentin të miratonte një formulë të re për...
Burimi:
sot.com.al