Xi Jinping kërkon më shumë besnikëri, kush rrezikon të humbasë pushtetin në Kinë?
Në ambientet e mbyllura të hotelit Jingxi, presidenti kinez Xi Jinping u ka përcjellë një mesazh të qartë drejtuesve të Partisë Komuniste Kineze: nevojitet më shumë disiplinë brenda partisë dhe më shumë besnikëri ndaj tij. Rreth 300 anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Kineze do të qëndrojnë për katër ditë në këtë hotel në pjesën perëndimore të Pekinit, deri të enjten, për mbledhjen e pestë plenare të partisë, e cila nisi sot. Siç ndodh zakonisht, pritet që pak informacione të bëhen publike deri në përfundim të takimit. Diskutimet përqendrohen te disiplina dhe drejtimi i partisë, lufta kundër korrupsionit dhe besnikëria ndaj udhëheqjes qendrore. Kjo mbledhje është një moment i rëndësishëm në kalendarin politik të Kinës, pasi i jep Xi Jinpingut, i cili drejton partinë...
Burimi:
javanews.al